Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Aksident fatal në autostradën Tiranë-Durrës, humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë i riu
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Policia njofton se një 28 vjeçar ka humbur kontrollin mbi automjetin, dhe më pas automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës. Si pasojë, 28-vjeçari me iniciale A. Gj., ka humbur jetën në spital. “Më datë 27.11.2025, rreth orës 00:30, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. Gj., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, dhe më pas automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës. Si pasojë, 28-vjeçari ka humbur jetën në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”- njofton policia.