Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Aksioni i përbashkët i SPAK me autoritetet italiane, arrestohet oficeri i anti-terrorit (Emri)
Një oficer i Antiterrorit është mes të arrestuarve në aksionin mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK, sipas burimeve për gazetaren Xhensila Kodra. Oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj është arrestuar pasi akuzohet si i lidhur me grupin e goditur nga SPAK në bashkëpunim me palën italiane. Igli Haxhiaj dyshohet për disa vepra penale si nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Mësohet se në aksionin e përbashkët mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK është goditur mafia shqiptare, e cila sipas mediave italiane, është përfshirë në trafikun e drogës nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt shtetit fqinj. Bazat raportohet se ishin në Rovato dhe Palazzolo, sipas hetimeve të Policisë së Breshias. Transportimi i drogës dhe operacionet e mëvonshme të trafikimit ishin në duart e klaneve shqiptare....