Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Qeveria çoi në Kushtetuese pezullimin e Ballukut, kolegji e shtyn për javën tjetër
Gjykata Kushtetuese nuk do të këtë sot një vendim për Belinda Ballukun, në lidhje me kërkesën e bërë nga qeveria, për të shfuqizuar vendimin e GJKKO që e pezulloi atë nga detyra. Mësohet se Kolegji i Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet javën e ardhshme për të shqyrtuar kërkesën e qeverisë. Ende nuk është caktuar një datë konkrete se kur do të mblidhet Kolegji, ku do të shihet nëse kërkesa e qeverisë kalon ose jo për shqyrtim. Mësohet se relator është Sandër Beci, ndërsa në Kolegj në vend të Holta Zaçaj do të jetë Marsida Xhaferllari.