Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Të gjithë turren deputeti, por ‘ujku’ të than”! Braçe: Të hetohet pasuria e drejtorëve të Tatimeve dhe Doganave
Erion Braçe TIRANË-Në Komisionin e Ekonomisë, ku u diskutua projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar që në ligjin për kontrollin e pasurisë të futen edhe drejtorët e Tatimeve apo të Doganave. Sipas tij disa gjëra tek deputeti duhet të kufizohen, përsa kohë që deklarohen të ardhurat. Erion Braçe: Ka deputetë që vijnë nga zonat rurale, ka hektarë tokë, do ti bëjë hyzmetin asaj gjëje, se nuk ka krahë pune tjetër atje. Pse do marrë punëtorë ai, të lejë nam. Deputeti si beu që shfrytëzon krahun e punës. Nuk shkon. Janë ca gjëra që duhen kufizuar tek deputeti, por nuk mund të shkohet në ekstrem. Për sa kohë ai deklaron të ardhurat. Ne kemi futur disa kategori që nuk...