Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Kjo është e papranueshme”/ Gjekmarkaj lëshon akuza të forta ndaj qeverisë: Shqipëria digjet në verë, mbytet në dimër
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka lëshuar akuza të forta gjatë mbledhjes së Komisionit të të Drejtave të Njeriut, ku ka kritikuar gjendjen sociale dhe ekonomike të vendit, si dhe reagimin e qeverisë ndaj situatave emergjente. Gjekmarkaj tha se sot bashkëjetojnë disa “Shqipëri”: ajo e propagandës, ajo e ëndrrave dhe ajo reale. “Kemi Shqipërinë e varfërisë, Shqipërinë që digjet verës dhe përmbytet dimrit. Asnjëherë fajin nuk e ka qeveria, e ka natyra,” theksoi ai. Duke ndalur tek pensionistët, deputeti deklaroi se realiteti i të moshuarve është i vështirë dhe krejt i largët nga çfarë deklarohet zyrtarisht. “Kam dy pensionistë në shtëpi dhe e di më mirë se kushdo çfarë do të thotë të jetohet me pension. Po të mos kishte inceneratorë dhe abuzime me tunelin...