Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
28-29 Nëntori festohet edhe në Greqi/ Salla mbushet me flamuj shqiptarë, ceremoni për festat kombëtare
Ceremonia për festat kombëtare të Shqipërisë ka filluar me himnin e flamurit në një sallë ku mbizotëronte ngjyra e flamurit shqiptar. Konsullja e përgjithshme e Shqipërisë Erida Dobrushi ka falënderuar pjesëmarrësit dhe në fjalimin e saj ka nënvizuar rëndësinë historike të 28 dhe 29 Nëntorit dhe ruajtjen e unitetit kombëtar në diasporë. “Ja kushtuam këtë vit festën, 620 vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe kujtimit te figurave shumë të mëdha që kanë bërë histori me anë të kulturës dhe artit siç është Kadareja, Dritëro Agolli, zërit të Vaçe Zelës”, u shpreh Erida Dorbrushi, Konsullja e Përgjithshme e Shqipërisë në Selanik. Ngjyra të veçanta i kanë dhënë mbrëmjes vargjet dhe muzika e një formacioni muzikor me vepra të artistëve të njohur shqiptarë. “Jam shumë...