‘Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro’, Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren…

‘Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro’, Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren…

Deputeti socialist Erion Braçe gjatë diskutimit në Komisionin e Ekonomisë, për projektligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, u ndal tek diferencimi që po bëhet mes deputetëve dhe drejtorëve, që kanë drejtuar institucione shtetërore. Ai u shpreh se në momentin që menaxhohen interesa të drejtpërdrejta, si deputeti ashtu edhe drejtori i një institucioni, duhet të jenë të barabartë në raportimin e stilit të jetesës e të ardhurave. “Domethënë fusha e veprimit të një deputeti është e përcaktuar qartë në kushtetutë. Ndërkohë një deputet nuk është njësoj me një drejtor, që menaxhon interesat e drejtpërdrejta, por nuk është as i njëjtë as me një agjenci ekzekutive qeveritare. Një vit deputeti dhe një vit drejtori që prej 10-12 vitesh, ka menaxhuar interesa...