Anëtarët e Gardës u plagosën rëndë nga një emigrant afgan, Trump: Akt terrori, duhet të rishqyrtojnë çdo të huaj

Anëtarët e Gardës u plagosën rëndë nga një emigrant afgan, Trump: Akt terrori, duhet të rishqyrtojnë çdo të huaj

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e quajti sulmin ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare, një “akt terrori”. Ai shtoi se do të ndërmarrë hapa për të larguar të huajt “nga çdo vend që nuk i përket këtij vendi”. Në një deklaratë pas të shtënave, Trump tha se SHBA-të “tani duhet të rishqyrtojnë çdo të huaj që ka hyrë në vendin tonë nga Afganistani nën drejtimin e Bidenit”. Vendimi vjen pasi dy ushtarë të Gardës Kombëtare u plagosën rëndë nga të shtënat me armë pranë Shtëpisë së Bardhë. Personi i dyshuar i armatosur ishte një shtetas afgan që hyri në SHBA në shtator 2021. Dhjetëra mijëra afganë hynë në SHBA nën mbrojtje të posaçme të imigracionit pas tërheqjes kaotike të SHBA-së nga vendi në vitin 2021...