Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Kultivoi mbi 2200 bimë kanabisi në Shkodër, arrestohet 49-vjeçari në Shkodër (Emri)
Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 2285 bimëve narkotike, në fshatin Alijaj, Shkodër. Në pranga ka rënë Shpëtim Çulaj 49 vjeç, banues në fshatin Aliaj. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Njoftimi i policisë Shkodër/Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 2285 bimëve narkotike, në fshatin Alijaj, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë kapur dhe ndaluar shtetasin: Sh. Ç., 49 vjeç, banues...