Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Merz: Evropa nuk duhet të trajtohet si e pavlerë në bisedimet për Ukrainën
Bota E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 20:46 Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka paralajmëruar se SHBA-ja nuk duhet t’i lë mënjanë evropianët në negociatat me Rusinë për Ukrainën si dhe ka këmbëngulur se çdo marrëveshje kërkon miratimin evropian. Në fjalën e tij para ligjvënësve në Parlamentin gjerman, Merz tha se evropianët duan të shohin fundin e luftës në Ukrainë sa më parë, por theksoi se çdo marrëveshje e negociuar midis “fuqive të mëdha”, pa pëlqimin e Ukrainës dhe pa pëlqimin evropian, nuk do të ofrojë bazë për paqe të qëndrueshme. “Në këtë moment në dorë të fatit për Ukrainën, për Evropën dhe për aleancën tonë me SHBA-në, dua gjithashtu ta bëj të qartë, çështjet evropiane mund të vendosen vetëm në marrëveshje me Evropën”, tha Merz.