Iu arratis dy herë policisë, gjykata italiane dënon me burg 40-vjeçarin shqiptar

Iu arratis dy herë policisë, gjykata italiane dënon me burg 40-vjeçarin shqiptar

Gjykata italiane ka dënuar me 6 vite burg një 40-vjeçar shqiptar, i cili dy vite më parë u arratis nga Komisariati i Castiglione del Lago. Mediat italiane raportojnë se 40-vjeçari shqiptar dy vite më parë u ndalua në rrugë nga karabinierët, pasi theu posttobllokun. Arratisja e shqiptarit zgjati disa minuta, ku u kap ndërsa po vraponte në këmbë apsi kishte braktisur makinën. Por ai arriti t’i iktë sërish policisë në ambientet e komisariatit vetëm pak orë më pas, duke përfituar nga një moment shpërqendrimi të efektivëve. Kërkimet zgjatën disa ditë, derisa policia e gjeti në zonën e Romës dhe e riktheu në qeli. Çfarë u gjet në makinën e vjedhur Hetimet zbuluan se automjeti me të cilin ai udhëtonte ishte raportuar i vjedhur. Brenda makinës...