Vdekja e papritur e Shpat Kasapit, mediat italiane: Erdhi për trajtimin e djalit

Vdekja e papritur e Shpat Kasapit, mediat italiane: Erdhi për trajtimin e djalit

Këngëtari i njohur shqiptar Shpat Kasapi u nda nga jeta këtë të mërkurë në moshën 40-vjeçare, pas një arresti kardiak. Artisti ndodhej në Itali së bashku me familjen, ku kishte udhëtuar për një vizitë mjekësore për të birin. Ngjarja e rëndë ka tronditur publikun shqiptar dhe botën e artit. Lajmi i vdekjes së tij është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat italiane. Tgcom24 shkruan: “Këngëtari i njohur shqiptar Shpat Kasapi vdes në moshën 40 vjeç. Ish-gruaja e tij: ‘Më ike në krahët e mi’.”Ndërsa Leggo dhe Corriere Adriatico raportojnë: “Shpat Kasapi vdiq papritur në moshën 40-vjeçare. Këngëtari shqiptar ishte me ish-gruan e tij në Itali: ‘Më ike në krahët e mi, duke e lënë djalin tonë jetim’.” Shpat Kasapi, i lindur më 1 maj 1985 në...