Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Begaj pret në takim ambasadorët e Panamasë dhe Indonezisë, çfarë diskutoi
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi Ambasadorin e ri të Republikës së Panamasë, jo rezident në Tiranë, Winston Spadafore F., të cilit i pranoi Letrat Kredenciale. Gjatë bisedës u vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe u shkëmbyen mendime për konkretizimin e tyre në fusha me interes reciprok. Presidenti Begaj falënderoi Ambasadorin Winston Spadafore F. për njohjen e Kosovës dhe për mbështetjen e anëtarësimit të saj në organizmat ndërkombëtare. Gjithashtu Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të Indonezisë, jo rezidente në Shqipëri, Listiana Operananta. Në takim u bisedua për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve, si në aspektin dypalësh, edhe në atë shumëpalësh. Pas hapjes së Ambasadës shqiptare në Xhakarta, Shqipëria mirëpret hapjen e ambasadës...