Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Ramës po i ngushtohet laku’/ Balliu: Shpirti i kësaj qeverie, pastrimi i parave të drogës!
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë, duke pretenduar se veprat e mëdha të infrastrukturës në vend po ndërtohen pa iu nënshtruar kontrolleve teknike të detyrueshme, duke u kthyer në një rrezik potencial për jetën e qytetarëve.Në një intervistë për Syri Tv në edicionin e pasdites, Balliu u shpreh se kjo është një strategji e qëllimshme e ekzekutivit, për t’iu shmangur përgjegjësisë ligjore në rast aksidentesh apo fatkeqësish të shkaktuara nga cilësia e dobët e punimeve. Sipas tij, projekte madhore si tuneli i Llogarasë, aksi Qukës-Qafë Plloçë dhe rruga Korçë-Ersekë nuk kanë kaluar procesin e kolaudimit, i cili certifikon sigurinë dhe standardin e veprës përpara inaugurimit.“Nuk i bëhet qëllimisht. Kolaudimi është momenti kur qeveria verifikon sigurinë e rrugës. Kjo bëhet...