Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy makina, dy gra dërgohen me urgjencë drejt spitalit
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku për pasojë kanë mbetur dy persona të plagosur. Sipas burimeve, aksidenti ndodhi sot rreth orës 16:00, dhe ndër të plagosurit janë dy gra, M.H 44-vjeçe dhe E.A 39-vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Njoftimi: Mallakastër/Informacion paraprak: Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në Poçem, automjeti me drejtues shtetasin B. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. A. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi L. A., dhe dy pasagjeret në automjete, shtetaset M. H., 44 vjeçe dhe E. A., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon...