Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Zyrtarët e UEFA-s bëjnë takim me ekspertët e FSHF, zbulohet se cila ishte biseda mes tyre
Federata e Futbollit mirëpriti në “Shtëpinë e Futbollit” përfaqësuesit e UEFA-s, Aleš Zavrl, Drejtor i Licensimit të Klubeve, dhe Madinà Shukoor, Koordinatore e Licensimit të Klubeve, të cilët zhvilluan një takim me ekspertët e kritereve të licensimit në FSHF për procesin e licensimit të klubeve. Gjatë takimit u diskutua funksionimi i plotë i sistemit kombëtar të licensimit, duke përfshirë rregulloret, proceset e licensimit dhe monitorimin e klubeve që marrin pjesë në garat vendase dhe europiane. Administrata e FSHF-së u përfaqësua nga Aldi Topçiu, Drejtor Administrativ, Eduard Gjini, Menaxher i Licensimit, si edhe ekspertët e kritereve të licensimit. Në qendër të axhendës ishin standardet e UEFA-s, kriteret sportive dhe teknike, aspektet sociale dhe mjedisore, qëndrueshmëria financiare, skema e solidaritetit, licensimi i futbollit të vajzave dhe zhvillimet...