SPAK zgjeron hetimin për Bankers: Në shënjestër tatimet, doganat dhe pushteti vendor

SPAK zgjeron hetimin për Bankers: Në shënjestër tatimet, doganat dhe pushteti vendor

Hetimi për Bankers Petroleum Albania, i cili tashmë ka kaluar në dorë të SPAK, ka marrë përmasa edhe më të gjera. Burime për mediat bëjnë me dije se, çështja është zgjeruar ndjeshëm duke përfshirë hetime më të thelluara mbi zinxhirin e përgjegjësive brenda administratës tatimore dhe doganore. Thuhet se SPAK po heton strukturat e pushtetit vendor edhe zyrtarë që dyshohet se kanë mbyllur sytë për vite me radhë ndaj abuzimeve me TVSH-në dhe detyrimet e tjera fiskale, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit humbje të konsiderueshme. Mësohet se po hetohen vepra të ndryshme penale, përfshirë: “Krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehjen e të ardhurave”, “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimin e detyrës”, “Moskryerjen e detyrave...