Kreu i ri i BKH? Joni Keta merr votat e Komisionit

Kreu i ri i BKH? Joni Keta merr votat e Komisionit

SPAK ka propozuar Joni Ketën si kandidat për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për pesë vitet e ardhshme. Komisioni pranë SPAK-ut i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra ka votuar për emrin e hetuesit Joni Keta, oficer i Byrosë Kombëtare, zëvendësdrejtor dhe aktualisht drejtues i komanduar. “Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në mbledhjen e tij të datës, 26.11.2025, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian, vendosi t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për emërim, në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, z.Joni Keta, për një mandat 5-vjeçar.”-njoftoi SPAK. Emërimi përfundimtar i Ketës pritet të bëhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në datën 2 dhjetor 2025. Joni Keta është ndër oficerët e...