Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Atentati në Lushnjë, policia ende asnjë pistë për autorët dhe motivet e ngjarjes. Sekuestrohen kamerat e sigurisë
Policia e Lushnjës ende nuk ka asnjë emër konkret të autorëve të dyshuar që tentuan, me anë të një atentati me armë, të eliminonin 45-vjeçarin Julian Sula. Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se janë sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë të objekteve pranë vendngjarjes, ku duken dy persona që kanë qëlluar me armë drejt mjetit të Julian Sulës. Nga dinamika e ngjarjes, Sula mendohet se i ka pikasur atentatorët, pasi vërehet se ka shtuar shpejtësinë e mjetit pak para se të nisnin të shtënat. Pavarësisht kësaj, gjashtë gëzhoja kanë prekur makinën e Sulës, i cili mori edhe një gërvishtje në këmbë. Vetë shënjestra, deri më tani, nuk ka ndihmuar policinë për identifikimin e autorëve, ndërsa janë marrë në pyetje rreth 18 persona. Hetimet po zhvillohen në disa...