GJKKO merr vendim për grupin kriminal prej 23 personash në Malësi të Madhe, 2 të pafajshëm/ Kultivuan 23 mijë rrënjë kanabis dhe iu gjetën..

GJKKO merr vendim për grupin kriminal prej 23 personash në Malësi të Madhe, 2 të pafajshëm/ Kultivuan 23 mijë rrënjë kanabis dhe iu gjetën..

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur këtë të mërkurë vendimin përfundimtar ndaj 23 të pandehurve të përfshirë në një grup të strukturuar kriminal që, sipas hetimeve, më 17 qershor 2022 kultivoi 23 mijë rrënjë kanabis në zonat malore të Malësisë së Madhe dhe kishte në posedim 246 kilogramë kanabis të paketuar në thasë. Dosja e SPAK dokumentonte se grupi operonte prej kohësh në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, duke organizuar punëtorë, transport dhe depozitimin e drogës. Procesi u gjykua me procedurë të shkurtuar, çka solli ulje me 1/3 të dënimeve.  Dënimet e dhëna nga Gjykata  Të dënuarit që do të vuajnë dënimin në burg të sigurisë së lartë  Pjetër Gjoni – 7 vite e 4 muaj burgim  Danjela Hasani – 6 vite...