Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Deputeti Ardit Bido kërkesë zyrtare Athinës: Jepni arsyet pse ndaloni shqiptarët në kufi
Ndalimet e raportuara në kufirin shqiptaro-grek kanë sjellë reagimin e deputetit të Kuvendit, Ardit Bido, i cili ka kërkuar sot zyrtarisht transparencë nga autoritetet greke. Bido i është drejtuar me letër Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë dhe Ambasadës Greke në Tiranë, duke kërkuar që të bëhet publik informacioni mbi listën e shtetasve shqiptarë të cilëve u ndalohet hyrja në Greqi, si dhe arsyet ligjore që qëndrojnë pas këtij vendimi. Sipas tij, kjo çështje ka shkaktuar prej vitesh pasiguri tek qytetarët shqiptarë, të cilët shpesh udhëtojnë drejt Greqisë për punë, vizita familjare apo arsye të tjera të ligjshme. Bido thekson se qytetarët meritojnë “transparencë, qartësi dhe trajtim të drejtë”. Reagimi i plote: Ndalimet në kufirin shqiptaro🇦🇱-grek nuk mbeten pa përgjigje! Sot, i...