Bashkia Elbasan nis fushatën “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje dhe me bazë gjinore”

Bashkia Elbasan nis fushatën “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje dhe me bazë gjinore”

Kronikë E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 14:57 Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me aktorët lokalë, zhvilloi një aktivitet sensibilizues në kuadër të lançimit të fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje dhe me bazë gjinore”, e cila synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe nxitjen e një debati të hapur në komunitet mbi këtë problematikë sociale. Fushata, që do të zgjasë deri më 10 dhjetor, parashikon një sërë aktivitetesh informuese dhe ndërgjegjësuese, me fokus te Mekanizmi i Koordinuar i Referimit dhe te shërbimet mbështetëse që ofrohen në territorin e Bashkisë Elbasan për parandalimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e rasteve të dhunës në familje. Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes institucioneve, organizatave dhe komunitetit lokal për të garantuar një reagim sa më efektiv ndaj rasteve të...