Stablecoin drejt shpërthimit global: Trump i kthen në mjet financiar dhe politik

Stablecoin drejt shpërthimit global: Trump i kthen në mjet financiar dhe politik

Vlera e stablecoin-ve ka kaluar nga 3 miliardë dollarë në vitin 2019, në gati 300 miliardë sot. Ky boom i jashtëzakonshëm është nxitur edhe nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili jo vetëm ka miratuar ligjin “Genius Act”, që rregullon këtë sektor, por ka bërë të qartë synimin e tij për ta kthyer SHBA-të në qendrën botërore të valutave të reja dixhitale. Dhe, si në shumë iniciativa të Trump, pas kësaj fshihet edhe një interes i drejtpërdrejtë ekonomik. Çfarë janë stablecoin-sat? Bëhet fjalë për valuta dixhitale që, ndryshe nga kriptovalutat e zakonshme, mbështeten me garanci për të ruajtur gjithmonë një vlerë fikse. Këto garanci mund të jenë para cash, obligacione shtetërore, depozita bankare, asete të tjera dixhitale ose algoritme që rregullojnë ofertën në treg. Sot, 99% e stablecoin-eve në qarkullim janë...