Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën’, Berisha tregon bisedën me Dritan Priftin: I thashë…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme që të pyetet për 21 janarin, pasi ka dëshmi që mund ta ndihmojnë zbardhjen e asaj ngjarje. I pyetur për këtë kërkesë të Metës, lideri i opozitës, Sali Berisha nuk e përjashton mundësinë që aleati i tij, tashmë në paraburgim, të ketë informacione pasi deri pak ditë përpara ngjarjes ka mbajtur postin e zv.kryeministrit. “Se çfarë di Ilir Meta, sigurisht mund të dijë se ka qenë zëvendëskryeministër, por Ilir Meta në datën 14 apo 15 janar, pra para 21 Janarit, ka ardhur në zyrën tim dhe më ka thënë se unë do jap dorëheqjen sepse unë në prokurori nuk shkoj si zëvendëskryeministër”, thotë Berisha. Kreu i PD-së ka treguar edhe një bisedë...