Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë goditur një tjetër rast të mos deklarimit të të hollave në kufi. Gjatë kontrollit të kryer në dalje të Shqipërisë, në çantën e shtetasit L. K., 44 vjeç, banues në Fier, u gjetën 42 000 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas detyrimit ligjor. Pas zbulimit të shumës, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit L. K., për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Shuma e eurove u sekuestrua si provë materiale, ndërsa materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.