Mbërriti në spital me çarje në zemër e në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin e plagosur

Mbërriti në spital me çarje në zemër e në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin e plagosur

Spitali i Durrësit ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në lagjen 14 të qytetit bregdetar, ku një i mitur u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar. Në reagimin e spitalit të Durrësit thuhet se 15-vjeçari mbërriti në urgjencë në gjendje tejet kritike me dy çarje në zemër dhe një në stomak. I mituri u fut menjëherë në sallë dhe ekipi kirurgjikal realizoi një ndërhyrje të vështirë, ku u menaxhuan dëmtimet jetike dhe u rikthye stabiliteti hemodinamik, duke e cilësuar këtë një rast suksesi në spitalin e Durrësit. Sipas bluzave të bardha pacienti aktualisht po trajtohet në Reanimacion në gjendje të stabilizuar. Reagimi i Spitalit Durrës Rast suksesi në Spitalin Rajonal Durrës Një 15-vjeçar mbërriti në urgjencë në gjendje tejet...