Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
GJKKO dërgon për gjykim ish kryetaren e komanduar të bashkisë Tropojë. Përmes një tenderi tentoi të ndërtonte një urë në dobi të familjarëve të saj
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të dërgojë për gjykim çështjen penale ndaj ndërtuesit Rrok Gega dhe ish kryetares se komanduar te bashkise Tropojë, Zyra Islamajt, të akuzuar për korrupsion aktiv dhe pasiv në ushtrimin e funksioneve publike. Sipas akuzës, Rrok Gega akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa Zyra Islamaj për “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Në seancën paraprake të 25 nëntorit 2025, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Irena Gjoka shqyrtoi pretendimet e palëve dhe, me vendimin nr. 149, vendosi: – Pranimin e kërkesës së SPAK për dërgimin e çështjes në gjyq në ngarkim të dy të pandehurve Rrok Gega dhe Zyra Islamaj; – Dërgimin...