Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
DOKUMENTI/ Zbardhet kërkesa e Metës nga qelia për ’21 janarin’: Kam detaje të panjohura
Ilir Meta TIRANË-Është zbardhur kërkesa e paraqitur nga ish-presidenti Ilir Meta në SPAK, sa i takon çështjes së “21 Janarit”. Meta ka kërkuar të pyetet si person që ka dijeni për rrethana dhe fakte lidhur me protestën e "21 Janarit", ngjarje ku mbetën të vrarë 4 protestues. Në kërkesën e dorëzuar në SPAK, Meta arsyeton se duhet të pyetet pasi sipas tij ‘ka dëshmi që nuk janë të njohura nga organi i procedurës'. “I nderuar z. Prokuror! Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, ka regjistruar procedimin penal dhe po kryen hetime lidhur me ngjarjen e 21 janarit 2011. Unë, Ilir Rexhep Metaj, duke qënë se, kam dijeni dhe mund të jap dëshmi të vlefshëme për rrethanat e asaj ngjarje, dëshmi të cilat nuk janë të njohura nga organi procedues,...