Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Ndërtoi urë personale për motrën! SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Tropojës dhe ndërtuesin
Zyra Islamaj TIRANË-Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim ish-kryetaren e komanduar të bashkisë së Tropojës, Zyra Islamaj dhe ndërtuesin Rrok Gega, të cilët akuzohen për korrupsion. SPAK e akuzon Islamaj për korrupsion pasi, duke shpërdoruar detyrën vendosi të ushtrojë pozitën e saj dhe të ndërtojë një urë personale për motrën. Konkretisht në njoftimin zyrtar, thuhet se Islamaj, në ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Tropojë, është përpjekur përmes një tenderi të hapur, të favorizojë ndërtimin e një ure në dobi të familjarëve të saj. Për këtë dosje, SPAK ka marrë të pandehur dhe biznesmenin Rrok Gega, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. NJOFTIMI: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me...