Dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave, Ministrja Sala prezanton masat për parandalim

Dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave, Ministrja Sala prezanton masat për parandalim

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara në Shqipëri, organizatat partnere të shoqërisë civile, të rinj e të reja aktiviste në mbarë vendin, çelën fushatën 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, me temë “Asnjë justifikim për dhunën online”. Në qendër të vëmendjes këtë vit është kërcënimi në rritje i dhunës përmes internetit, për të cilin Shqipëria shënon përpjekje dhe angazhime në shkallë të gjerë, që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe mobilizimin e komuniteteve për veprim. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, në ceremoninë çelëse të fushatës nënvizoi se parandalimi dhe reagimi kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, përfshirë në hapësirat digjitale kërkon politika të qarta, institucione...