Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Irena Gjoka kërkoi të dorëhiqet nga çështja e Famir Mediut, GJKKO merr vendimin
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Irena Gjokës për t’u dorëhequr nga çështja penale në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Zëvendëskryetari i GJKKO-së, Erjon Bani, pasi shqyrtoi kërkesën e gjyqtares Gjoka, e rrëzoi me argumentin se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë. Vendimin e relatoi vetë gjyqtarja Irena Gjoka në seancën e kësaj të mërkure. Prokurori Klodian Braho relatoi një pjesë të provave shkresore që kërkoi të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqësor, ndërkohë seanca u shty në datën 9 dhjetor për të vijuar me këtë moment procedural. Më herët, GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për përjashtimin e Irena Gjokës. Pas kësaj, vetë Gjoka kërkoi të largohej nga çështja me argumentin se ka shqyrtuar në fazë paraprake të njëjtën dosje....