GJKKO çon për gjykim ish-kryetaren e komanduar të bashkisë Tropojë dhe ndërtuesin Rrok Gega

GJKKO çon për gjykim ish-kryetaren e komanduar të bashkisë Tropojë dhe ndërtuesin Rrok Gega

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të dërgojë për gjykim ish‑kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, e akuzuar për korrupsion pasiv në ushtrimin e funksioneve publike. Bashkë me të, në të njëjtën dosje penale, do të gjykohet edhe Rrok Gega, i akuzuar për korrupsion aktiv. SPAK më datë 29 shtator 2025, paraqiti pranë Gjykatës kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale nr. 15/2026. Sipas akuzës, Gega dyshohet se ka ofruar përfitime të paligjshme, ndërsa Zyra Islamaj i ka pranuar ato, duke abuzuar me fondet e bashkisë. Në seancën paraprake të datës 25 nëntor 2025, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Irena Gjoka pranoi kërkesën e SPAK dhe vendosi që dosja të kalojë për gjykim me një...