Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Rama harron premtimet/ 6 vite pas tërmetit tragjik me 51 viktima, ende shumë familje janë pa strehë
Sot, më 26 nëntor 2025, Shqipëria kujton tërmetin e vitit 2019, 6.4 ballë, që goditi në orën 03:54 dhe u ndje deri në Taranto e Beograd. Në vetëm 50 sekonda u shuan 51 jetë, mbi 3,000 njerëz u plagosën dhe mijëra familje mbetën pa një çati. Durrësi, Thumana dhe Laçi u kthyen në simbole të dhimbjes kombëtare. Rreth 1,300 pasgoditje tronditën vendin gjatë ditëve që pasuan, duke shtuar panikun dhe duke vështirësuar kërkim-shpëtimin. Ekipet shqiptare, të ndihmuara nga SHBA, Evropa, rajoni dhe dhjetëra vende të tjera, nxorën shumë të mbijetuar nga rrënojat. Fëmijë, të moshuar dhe familje të tëra kaluan netë të pafundme në çadra, stadiume, palestra e makina. Qindra ndërtesa u shembën në Durrës e Thumanë, ndërsa mbi 1,400 objekte në Tiranë dhe 900...