Fajtor për përmbytjen e Vlorës në 2024, KLSH I jep  “shuplakë” Dredhës së Ramës

Fajtor për përmbytjen e Vlorës në 2024, KLSH I jep “shuplakë” Dredhës së Ramës

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit hedh dritë mbi përmbytjet masive që goditën qytetin e Vlorës më 4 tetor 2024, duke zbuluar mangësi të thella në menaxhimin e infrastrukturës së kullimit, mungesë koordinimi institucional dhe probleme serioze teknike në funksionimin e hidrovorëve. Sipas gjetjeve, Bashkisë Vlorë i janë transferuar disa kanale kulluese që ndodhen jashtë territorit të vet administrativ, ndërsa vetëm godina e hidrovorit i është dhënë në administrim, jo kanali kryesor që çon ujin drejt hidrovorit. Më tej, shumë prej kanaleve kryesore, si KK2 Akërni, KK3 Akërni dhe KUL Orikum, rezultojnë të papastruara prej më shumë se 15 vitesh, ndërsa disa segmente brenda qytetit nuk janë pastruar për mbi 30 vite, duke u mbushur me aluvione, inerte dhe mbetje të ndryshme. Problemet nuk...