Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rikthimi i reshjeve përmbyt Lezhën, një lagje e tërë nën ujë, vështirësi në qarkullim
Reshjet intensive gjatë natës kanë shkaktuar probleme në Lezhë, ku disa zona urbane janë përmbytur si pasojë e mosfunksionimit të sistemit të kanalizimeve. Blloku i banimit “11 Janari” në lagjen “Besëlidhja” është një nga zonat më të prekura, ku rreth 11.2 hektarë tokë ndodhen nën ujë. Uji ka arritur deri në 40 cm, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke krijuar vështirësi të mëdha për banorët. Edhe lëvizja e automjeteve në disa segmente të aksit Lezhë–Shëngjin është vështirësuar për shkak të prezencës së ujit në rrugë. Pjesa më e madhe e territorit është gjithashtu pa energji elektrike, si pasojë e motit të keq. Ekipet zjarrfikëse, të emergjencave civile dhe punonjësit e OSHEE-së janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës.