Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Plagosi rëndë me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Durrës, ku një 14-vjeçar ka plagosur rëndë me thikë një 15 vjeçar. Sipas policisë plagosja ka ndodhur në lagjen nr. 14/1, në rrugën “Lugina e Karavastasë”. Policia njofton se i mituri ka plagë të rënda dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve. “Nga veprimet e para hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi i mitur M. K., 14 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 15 vjeç, duke i shkaktuar atij plagë të...