Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Caktohet data dhe ora/ Zgjedhja e kreut të ri SPAK, ja kur do të merren në pyetje 4 kandidatët
Altin Dumani dhe prokurorët kandidatë TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka vendosur se me datë 11 dhjetor, ora 09:00, do të kryehet intervistimi për katër kandidatët e SPAK. Prokurorët Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj, do të prezantojnë platformën e tyre dhe pasi të dëgjohen dhe të pyeten, do të votohen. KLP miratoi 4 kandidatën në mbledhjen e 20 tetorit, duke vlerësuar se i plotësojnë kushtet për të drejtuar SPAK. Emrat e tyre u kualifikuan për të vijuar më tej garën, që është ajo e intervistimit, e vendosur tashmë më datë 11 dhjetor. Po në këtë ditë pritet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zgjedhë me votim kreun e ri të SPAK, i cili do të marrë zyrtarisht detyrën më 19 dhjetor. Mandati...