Gjykata e Drejtësisë së BE “detyron” vendet anëtare të njohin martesën e së njëjtës gjini, “qorton” Poloninë

Gjykata e Drejtësisë së BE “detyron” vendet anëtare të njohin martesën e së njëjtës gjini, “qorton” Poloninë

foto ilustruese BRUKSEL- Gjykata më e lartë e Evropës ka vendosur se të gjitha shtetet anëtare të BE-së duhet të respektojnë të drejtat martesore të çifteve të të njëjtit seks, përfshirë vendet pa legjislacion për barazinë në martesë. Vendimi i së martës nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) shtrin në mënyrë indirekte barazinë martesore në të gjithë bllokun dhe krijon një dilemë të rëndë politike për koalicionin e ndarë të Donald Tusk në Poloni, nga ku filloi çështja. Vendimi e ka origjinën në vitin 2018, kur dy burrave polakë, të martuar në Gjermani, iu refuzua leja që certifikata e tyre e martesës të regjistrohej në regjistrin civil në Poloninë e tyre të lindjes, e cila nuk i njeh bashkimet e personave të të njëjtit seks. Gjykata tha se...