Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Dosja ‘21 janari’/ Meta i ‘bllokut të kuq’ bën lëvizjen surprizë nga qelia, zbulohet kërkesa e tij ndaj SPAK-ut
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar që të merret në pyetje për çështjen e “21 janarit” si person në dijeni. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Partia e Lirisë, me anë të një njoftimi. Në njoftimin e bërë thuhet se Meta i ka kërkuar avokatit të tij Cakrani që të bëjë kërkesë në prokurori që të pyetet si person që ka dijeni për rrethanat dhe faktet. “Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta ka thirrur sot mbrojtësin e tij ligjor, Avokatin Kujtim Cakrani dhe i ka kërkuar t’i bëjë kërkesë prokurorit A.Shehu për t’u pyetur si person që ka dijeni për rrethana dhe fakte lidhur me “21 Janarin””, njofton Partia e Lirisë.