Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Nga Iraku në Orosh: Transformimi i rrezikshëm i Erzen Ukës, ish-komandoja që u shndërrua në simbol të radikalizimit
Nga Klevis Hoxhaj Arrestimi i Erzen Ukës në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, ka rikthyer vëmendjen te një nga rastet më të theksuara të radikalizimit individual në Shqipëri. Ish-komando i ushtrisë shqiptare dhe pjesëmarrës në misionet paqeruajtëse në Irak dhe Afganistan, Uka u shndërrua ndër vite nga ushtarak i trajnuar, në një individ të monitoruar nga strukturat e Antiterrorit për propagandë dhe aktivitet me prirje ekstremiste. Ai u bë i njohur për organet e drejtësisë që në vitin 2015, kur u arrestua fillimisht me dyshimet se po përpiqej të rekrutonte të mitur për t’iu bashkuar organizatës ISIS. Çështja shkaktoi debate të forta në gjykatë, ku Uka pati përplasje të ashpra me gjyqtarin e seancës. Hetimet treguan se, pas shërbimit ushtarak jashtë vendit, ai nisi të shfaqte...