Nga vizatimi tek prekja e pahijshme… Mësuesja akuzon nxënësin 6-vjeçar për ngacmim seksual

Nga vizatimi tek prekja e pahijshme… Mësuesja akuzon nxënësin 6-vjeçar për ngacmim seksual

Një rast i çuditshëm, nëse mund të cilësohet i tillë, është shënuar ditët e fundit në Greqi, që vë në qendër të vëmendjes raportin mësues-nxënës. Një mësuese arti të një shkolle filloreje në Lutraki, shumë pranë Korinthit, ka bërë një denoncim ndaj një nxënësi të saj, të moshës 6-vjeç, duke e akuzuar për ngacmim seksual. Sipas asaj që raportohet nga mediat greke, gjithçka ka ndodhur në orën e mësimit së 55-vjeçares, kur i mituri ka shkuar pranë saj për t’i treguar vizatimin e bërë. Mësuesja pretendon se djali i vogël e ka prekur në gjoks, e që s’ishte një incident i ndodhur padashje nga ana e të miturit. “Teksa isha duke dhënë mësim, djali i vogël më preku në gjoks. Fëmijët kishin një temë të caktuar...