Qytetarët shqiptarë, ndër më pesimistët në Europë për blerje banese më 2025

Qytetarët shqiptarë, ndër më pesimistët në Europë për blerje banese më 2025

Të dhënat e Eurostat për tremujorin e tretë të vitit 2025 tregojnë një rënie të ndjeshme të besimit të konsumatorëve në Europë për blerjen ose ndërtimin e një banese brenda 12 muajve të ardhshëm. Shqipëria, me një vlerë prej -82.8 pikësh, renditet ndër vendet më pesimiste të kontinentit në këtë drejtim. Eurostat e mat indeksin e besimit përmes balancës së përgjigjeve. Balanca llogaritet si diferenca midis përqindjes së atyre që mendojnë “po, do blej/ndërtoj” dhe atij që mendojnë “jo”. Një vlerë –82.8 do të thotë se pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare (rreth 80–85% më shumë sesa ata optimistë) nuk e shohin të mundshme blerjen ose ndërtimin e një shtëpie në 12 muajt në vijim. Indeksi i balancës është negativ në të gjitha vendet dhe nënkupton...