Specialja pa datë konkrete për vendimin ndaj ish-eprorëve të UÇK, zëdhënësi i gjykatës: Është në dorën e gjyqtarëve

Specialja pa datë konkrete për vendimin ndaj ish-eprorëve të UÇK, zëdhënësi i gjykatës: Është në dorën e gjyqtarëve

Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk kanë një datë të saktë se kur do të shpallet vendimi për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.  Zëdhënësi i gjykatës me seli në Hagë, Michael Doyle, tha në një konferencë me gazetarë se, sipas rregullave, supozohet që vendimi të merret brenda tre muajsh pasi të përmbyllet procesi.  Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.  “Është në duart e gjyqtarëve. Por, ka afate të përcaktuara. Deklaratat përmbyllëse pritet të përmbyllen më 13 shkurt [2026]. Rregullat thonë se gjykatësit më pas kanë 90 ditë kohë për të marrë vendimin dhe për ta shpallur atë. Pas kësaj, ka një nen edhe për një zgjatje tjetër prej dy muajsh...