“1.7 mld lekë në dispozicion për pensionistët ”/ Ministrja Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit

“1.7 mld lekë në dispozicion për pensionistët ”/ Ministrja Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, është shprehur se pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti që nga data 1 dhjetor. Komentet Ibrahimaj i bëri gjatë dëgjesave për buxhetin me banorë të njësisë nr.11 në Tiranë, ku e pranishme ishte edhe Ogerta Manastirliu. Ibrahimaj tha se bonusi i këtij viti për pensionistët do të jetë i barabartë me bonusin e vitit të kaluar, ku ata që marrin pension mbi 200 mijë lekë të vjetra, do të marrin bonus 100 mijë lekë të vjetra dhe ata që marrin pension nën 200 mijë lekë të vjetra, do të marrin bonus 150 mijë lekë të vjetra. Ajo shtoi se mazhoranca ka vendosur një buxhet prej 1.7 miliardë eurosh për pensionistët deri në vitin 2030, e cila...