Policia dhe RENEA rrethojnë banesën në fshatin Orosh, 24-vjeçari nuk pranon të dorëzohet: Largohuni ose do të qëlloj (EMRI)

Policia dhe RENEA rrethojnë banesën në fshatin Orosh, 24-vjeçari nuk pranon të dorëzohet: Largohuni ose do të qëlloj (EMRI)

Prej mëngjesit të kësaj të hëne, policia ka nisur një aksion në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, ku është rrethuar një banesë e braktisur prej kohësh. Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës ndodhen 2 persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata raporton se një nga personat që ndodhet në banesë dhe që është i armatosur është 24-vjeçari Julian Cumraku. Ai ka kërcënuar me jetë forcat e policisë se do të qëllojë në rast se ata nuk tërhiqen mbrapsht, duke mos pranuar të dorëzohet./vizionplus.tv