No Image Available

EMRI/Identifikohet 24-vjeçari i cili kërcënon RENEA-n dhe Antiterrorin në Fushë Arrëz!

Është bërë e mundur identifikimi i njërit prej personave të armatosur që dyshohet se ndodhen brenda një banese në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit. Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për 24-vjeçarin Julian Cumraku, i cili raportohet se ka kërcënuar forcat e policisë se do të hapë zjarr ndaj tyre. Aksioni policor ka nisur që në orët e para të ditës në fshatin Orosh, që i përket njësisë administrative Qafë Mali, ku uniformat blu kanë rrethuar një banesë të braktisur prej vitesh. Dyshohet se aty janë strehuar dy persona të armatosur, të konsideruar me rrezikshmëri të lartë. Për shkak të situatës së krijuar, Policia e Pukës ka kërkuar asistencën e forcave speciale RENEA, të cilat ndodhen në terren për të mbështetur operacionin. Zona e thellë dhe mungesa e valëve...