Njoftimi për të shtëna me armë alarmoi policinë në Vlorë, ja çfarë rezultoi

Njoftimi për të shtëna me armë alarmoi policinë në Vlorë, ja çfarë rezultoi

Kronikë E Hënë, 24 Nëntor 2025 14:53 Policia e Vlorës u njoftua mesditën e kësaj të hëne se një person është qëlluar me armë zjarri në zonën e Plazhit të Vjetër. Menjëherë pas njoftimit, policia ka nisur kontrollet në terren dhe ka ngritur pika kontrolli në disa zona të qytetit për të bërë të mundur identifikimin e autorit. Por sipas informacioneve nga drejtoria e policisë së Vlorës, ka qenë vetëm një verifikim i një personi dhe nuk ka pasur të shtëna me armë.