Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Lëvizte i armatosur, kapet në flagrancë dhe arrestohet 57-vjeçari në Fier, i dënuar më parë për vrasje
Një 57-vjeçar i dënuar më parë për vrasje është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi u kap duke lëvizur i armatosur me një pistoletë dhe municion luftarak. Operacioni, i koduar “Pathway”, u zhvillua pas informacioneve operative për aktivitetin e tij të dyshimtë, duke çuar në ndalimin e tij në një lokal në fshatin Fermë Çlirim dhe sekuestrimin e armës së zjarrit tip pistoletë me 2 krëhëra që e kishte me vete. Njoftimi i Policise Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë...