Me mbështetjen e Evropës, Ukraina takohet me zyrtarë amerikanë për bisedime vendimtare në Gjenevë

Me mbështetjen e Evropës, Ukraina takohet me zyrtarë amerikanë për bisedime vendimtare në Gjenevë

Bota E Diel, 23 Nëntor 2025 11:52 Zyrtarët ukrainas pritet të takohen sot me homologët amerikanë në Gjenevë, për ta shtjelluar planin 28-pikësh për paqe të presidentit amerikan Donald Trump, për të cilin aleatët e Kievit thonë se ia mban anën fuqishëm Rusisë.Mbështetësit evropianë të Ukrainës – të udhëhequr nga Britania, Franca dhe Gjermania, të ashtuquajturat E3 – kanë shprehur shqetësim lidhur me planin, i cili ende nuk është bërë zyrtarisht publik, ndonëse elementë kyç të tij janë zbuluar.Shumë prej kushteve të marrëveshjes kërkojnë lëshime të mëdha nga Kievi dhe duket se pasqyrojnë shumë prej kërkesave të Kremlinit, përfshirë dorëzimin e rajoneve ukrainase Donjeck dhe Luhansk – të njohura si Donbas – dhe të Krimesë, si dhe vendosjen e kufizimeve mbi madhësinë e ushtrisë ukrainase.Kievi...