Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Shpat Kasapi futet në Big Brother VIP Albania 5?
Shpat Kasapi po rikthehet fuqishëm në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo me një projekt muzikor. Emri i tij po qarkullon me shpejtësi në prapaskenat e televizionit, pasi burime pranë “Prive by Liberta Spahiu” konfirmojnë se këngëtari është shumë pranë hyrjes në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania”. Sipas informacioneve të siguruara, negociatat mes Kasapit dhe produksionit thuhet se kanë përfunduar dhe këngëtari ka dhënë dritën jeshile për t’u bërë pjesë e reality show-t më të ndjekur në vend. Bisedimet, që prej ditësh kanë qenë “sekreti më i hapur” i Tiranës, duket se janë mbyllur me sukses. Por ky rikthim vjen në një periudhë të ngarkuar emocionalisht për Shpatin. Spekulimet për krisje në martesën e tij me Selvijen fillimisht nisën si thashetheme,...